Futboll Seria A Sport

“DUHET TË MËSOSH NGA GABIMET”/ Ylli i Inter i kërkon falje tifozëve: Patjetër që më…

Joao Mario i ka kërkuar falje tifozëve të Inter kur tha se nuk do të rikthehej tek Inter verën e kaluar.

Koha e tij me zikaltrit dukej sikur kishte përfunduar kur deklaroi se nuk do të rikthehej në Itali pasi kaloi një gjysmë sezoni i huazuar te West Ham dhe paralajmëroi ata që largohen nga Sporting të shmangin futbollin italian.

Megjithatë, mesfushori është rikthyer tek Inter dhe po kalon një sezon të mirë nën drejtimin e Luciano Spalletti-t.

“Patjetër që më vjen keq,” shprehet ai për Calcio 2000.

“Duhet të mësosh nga gabimet. Unë duhet ta respektoj një ekip si Inter që shpenzoi aq shumë për të më blerë dhe jam shumë i lumtur që më është dhënë një mundësi e dytë.”

“Tifozët e Inter gjithashtu kanë qenë vendimtarë. Isha idhull dhe një lojtar i keq në të njëjtën kohë. Do të ishte e bukur të gjeja balancën e duhur.”

“Kam qenë në Angli, por aty janë shumë të qetë. Preferoj ngrohtësinë e tifozëve tanë në San Siro.”

Related posts

SFIDA NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Conte: Të gjithë do të luajnë për të fituar ndeshjen e tyre

Delo.autor

JO VETËM CRISTIANO RONALDO/ Klubi saudit gati ofertën e “çmendur” për Leo Messin

F.autor

E BUJSHME/ IBRA mendon rikthimin në EUROPË, do të jetë shok skuadre me mbrojtësin KUQEZI

Isa.Autor

Leave a Comment