Futboll Kategoria Superiore Sport

DYSHOHEJ SE ISHTE INFEKTUAR/ Zbulohet përgjigjia e tamponit për Gurishtën, kapiteni i Vllaznisë rezulton…

Doli ajo që të gjithë nuk e dëshironin. Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Burime të sigurta ët “Panorama Sport” pranë lojtarit dhe klubit shkodran kanë konfirmuar se pak minuta më parë, Gurishta është njoftuar nga autoritetet shëndetësorë se ka dalë pozitiv me Koronavirus. Për lojtarin dyshohej që në fillim se mund të ishte infektuar, pasi kishte shfaqur shenjat e para të virusit.

Këtë e kishte pohuar edhe vetë lojtari, i cili pas testit të bërë, u shpreh për gazetën se kishte temperaturë. Një lajm i keq për Vllazninë dhe lojtarin, i cili tashmë do të duhet të qëndrojë i izoluar deri sa ta kalojë virusin.

Related posts

BËN APEL PËR FINALEN E CHAMPIONSIT/ Salah nxit tifozët e Liverpool: Sezoni s’ka mbaruar, ejani në…

Delo.autor

NUK JANË ENDE TË KËNAQUR ME BLERJET/ Milan piketon dy amerikano-latinët…

Delo.autor

United ofertë 128 milionë euro në fund të merkatos për lojtarin e Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment