Futboll Premier League Sport

REZULTATET E UNITED/ Mourinho irriton gazetarët: “Është vonë që të shpëtohet”

Jose, çfarë bën kështu? Rezultatet e Manchester United vijojnë të jenë drastike. Sherri me Pogba duket si refleksi i diçkaje që nuk funksionon në dhomat e zhveshjes të ekipit të udhëhequr nga trajneri Mourinho. Absurde kur mendon se pika më e fortë e portugezit ka qenë gjithmonë që të mbajë të bashkuar skuadrën ndaj pjesës tjetër të botës. Këtë mëngjes, trajneri “Special One” ka bërë që gazetarët të zgjohen ende pa aguar, duke fiksuar konferencën për mediat në orën tetë të mëngjesit. Një orar tërësisht i pazakontë për zhvillimin e konferencave, që zakonisht realizohen në orarin e drekës. Sikur kjo torturë të mos mjaftonte, më pas ai i është përgjigjur vetëm tre pyetjeve, përpara se të largohej dhe në Angli është njëlloj sikur të kishte shpërthyer një bombë.

Richard Keys, një prezantues i famshëm i programeve sportive angleze, njëherësh gazetar, ka theksuar për ‘BeInSports’: “E bëri me qëllimin që të irritonte njerëzit, por nuk besoj se ia doli qëllimit, për të çuditur ndonjërin. Besoj se është shumë vonë për atë, që të shpëtojë punën e tij”. Një qëndrim që pasohet edhe nga komenti i gazetarit i publikuar në rrjetet e tij sociale: “Nuk besoj se Mourinho është i shqetësuar të humbasë vendin e punës. Mendoj se po kërkon shkarkimin që prej disa javësh. Edhe pak ditë Jose…”.

Related posts

DREJT ZYRTARIZIMIT/ Neymar i mbyll derën Realit dhe zgjedh ekipin

F.autor

TAULANT XHAKA VENDOS PËR TË ARDHMEN/ Dy fjalë dhe për Granitin: Do të bëhem baba, ai ka dhënë gjithmonë…

Delo.autor

Real Madrid – Bayern Munich, ja çfarë do të bëjnë drejtuesit e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment