Futboll Premier League Sport

HABIT ME DEKLARATËN E TIJ PËR JAMES RODRIGUEZ/ Ancelotti: Futbolli është i thjeshtë

Trajneri Carlo Ancelotti këmbënguli që të rrëmbente James Rodriguez nga Real Madridi dhe ia doli mbanë. Tekniku italian e donte dhe te Napoli dhe jo më kot, pasi ashtu si te spanjollët po i merr më të mirën kolumbianit.

Pas sfidës së fituar ndaj Brigton me rezultatin 4-2, me dy golat dhe asistin e James, “babxhani” i pankinës së anglezëve tha: “Lojtarët që kanë kualitet nuk e kanë të vështirë të japin më të mirën.

“Kualiteti është aty sepse futbolli nuk është shumë i komplikuar. Fusha është gjithmonë njësoj, kundërshtarët janë gjithmonë 11, topi është i njëjtë, porta nuk lëviz. Futbolli është i thjeshtë”, – tha Ancelotti.

Related posts

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

F.autor

Real Madridi tronditet nga talenti brazilian, Vincius Junior qëndron dhe për një sezon

Delo.autor

TRASFERIMI I BUJSHËM/ Man City zëvendëson yllin e mesfushës me londinezin 60 milionësh

Delo.autor

Leave a Comment