Futboll Seria A Sport

KAOS NË SERIE A/ Napoli nuk niset drejt Torinos, rrezikohet ndërprerja e kampionatit

Situatë kaotike në Serinë A. Napoli i Xhenaro Gatuzos nuk niset për në Torino për ndeshjen e mbrëmjes së nesërme kundër Juventusit në “Allianz Stadium”. Supersfida e javës së 3-të është në rrezik serioz për të mos t’u luajtur. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane së fundmi.

Skuadra e të kaltërve është bllokuar nga Rajoni i Kampanjës për të mos të udhëtuar pas dy rasteve pozitive të Elmas dhe Zielinskit, si dhe të një pjesëtari të klubit.

Plani ishte që Napoli të udhëtonte sonte drejt Torinos dhe t’i nënshtrohet testeve në mëngjes. Sidoqoftë, autoriteti lokal shëndetësor – ASL – vendosi që të ndalonte udhëtimin e skuadrës Napolitane, duke e cilësuar si të rrezikshme në përhapjen në masë të virusit.

Skuadra e Napolit nesër paradite do të bëjë tamponët  fundit, ndërkohë që janë raportuar edhe 2 raste pozitive te Juventusi. Me këtë trend, në Itali janë duke menduar seriozisht edhe një tjetër ndërprerje të kampionatit. Kujtojmë që te klubi i Xhenoas, aktualisht janë 22 të infektuar.

Related posts

KËRKON EKIPIN TË “ZGJOHET”/ Bernardo Silva: Ne humbëm kontrollin emocional, për ne nuk…

Delo.autor

Bayern, ideja e re për stolin është Mauricio Pochettino

Sadik.Autor

Mesfushori brazilian lë Romën për ekipin e madh në Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment