Futboll Ligue 1 Sport

ANGERS HUMBI ME GOLEADË NDAJ PSG/ Kërkesa e trajnerit për Neymar bën xhiron e botës (VIDEO)

Do të ketë menduar se një mundësi e tillë nuk do t’i ishte dhënë më në të ardhmen. Kështu, Stephane Moulin, trajneri i Angers, ka provuar të bindë një kundërshtar që t’i jepte fanellën e tij.

Jo një kundërshtar çfarëdo, por yllin e PSG-së Neymar. Fatkeqësisht për trajnerin, momenti i zgjedhur nuk ka qenë, të paktën për rrjetet sociale, ai i duhuri.

Në fakt, ai ia ka kërkuar nderin brazilianin në një moment që skuadra e tij po mundej 6-1.

Neymar ishte i përqendruar te ndeshja kur në një moment Moulin i është afruar dhe i ka kërkuar fanellën. Neymar, që në fillim nuk ka kuptuar, i është afruar dhe ka këmbyer disa fjalë me të.

Ndoshta mund të jetë ndier në faj për fitoren 6-1 të PSG-së së tij ndaj Angers-it dhe do t’ia ketë dhënë fanellën.

Related posts

Roma nuk ndalet në merkato, zyrtarizon edhe mesfushorin Italian

Sadik.Autor

FINALJA E “EURO 2020?” Lahm: Ky Europian ka dy fitues, ju shpjegoj pse

F.autor

Napoli përgatitë ofertën, për mbrojtësin e Chelseat

Sadik.Autor

Leave a Comment