Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ Milan kryeson kampionatin bashkë me Atalantën

Milani merr fitoren e tretë radhazi në kampionat pas 3 javëve të luajtura. Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 3-0 Specian, ndaj të cilëve mundën t’i realizonin golat në pjesën e dytë.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra kuqezi gjeti golin e avantazhit në minutën e 57-të me portugezin Rafael Leao. Sulmuesi zhyti saktë topin në rrjetë pasi topi erdhi me krosim nga goditja e dënimit. Me kalimin e minutave, ekipi rriti presionin ndaj Specias dhe Teo Hernandez shënoi golin e qetësisë në minutën e 76-të. Por, Milani nuk e mbylli me kaq sfidën teksa 2 minuta më pas sërish Rafael Leao realizoi golin e tretë dhe dopietë personale.

Si rrallëherë, ekipi i Stefano Piolit renditet në vendin e dytë në kampionat me pikë të plota me Atalantën, e cila kryeson falë golavarazhit më të mirë. Përveç kësaj, “Djalli” nuk pëson gol në kampionat në 3 ndeshjet e para të sezonit.

Related posts

JANAR PËR JANAR/ Dy tragjeditë ajrore që i morën jetën Kobe Bryant dhe Emiliano Sala (FOTO)

F.autor

MANCHESTER UNITED-BARCELONA/ Suarez dhe Messi vë “në gjumë” anglezët

Delo.autor

ANASHKALONTE RREGULLAT E UEFA/ Zbulohet marrëveshjen sekrete mes Bayernit dhe Interit për Shaqirin

Isa.Autor

Leave a Comment