Futboll Sport

MBROJTJE DHE SULM I FRIKSHËM/ Ja top-formacioni i 35 e kusur vjeçarëve (FOTO)

Cristiano Ronaldo festoi të mërkurën 35-vjetorin e lindjes, në një kohë kur po shkëlqen sit ë ishte një dekadë më pak me Juventusin. Një tjetër ikonë e “Zonjës së Vjetër”, Gigi Buffon, më 28 të muajit të kaluar mbushi 42 vjeç, por mbetet ende aktiv, luan herë pas here me kampionët e Italisë, me të cilët shpreson të fitojë trofeun e vetëm të munguar në karrierë, Ligën e Kampionëve. Dy “ekstreme” të top-formacionit të 35 e më shumë vjeçarëve, që po hartojmë me këtë rast, si për të thënë se futbolli i ka zgjeruar dukshëm kufijtë e moshës.

Pa diskutim, për këtë kanë meritë lojtarët e përfshirë në këtë 11-she, por edhe të tjerë, që mund t’iu kemi ngrënë hakun, të cilët ju lexues të nderuar të “Telesport” mund t’i sugjeroni përmes komenteve tuaja. Moduli taktik i zgjedhur për të “sistemuar” edhe yje të tillë si Ibrahimovic, Ribery, Alves dhe Iniesta është ai 4-4-2. Kush nuk do ta kishte frikë këtë formacion, që ka në sulm dyshen “vrastare” Ronaldo-Ibrahimovic, apo në qendër të mbrojtjes “kolosë” si Chiellini e Thiago Silva. Mesfusha do të ishte nën këmbët e Iniesta, edhe pse vitet e kanë dërguar në Japoninë e largët.

Emër për emër, ky formacion do të ishte i tillë:

Në portë: Buffon
Në mbrojtje: Alves, Chiellini, Thiago Silva, Juanfran
Në mesfushë: Ribéry, Cazorla, Iniesta, Joaquin
Në sulm: Ibrahimovic, C.Ronaldo

Kush mungon apo do të donit të ndryshonit diçka në këtë top-formacion 35 vjeç e më sipër? Na sugjeroni përmes komenteve tuaja në faqen tonë të Facebook, të shkrimi në fjalë.

Related posts

FESTOI NË MËNYRËN E RONALDOS/ CR7 surprizon Cesinhan duke i dhuruar…

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Juve-Milan, ja formacionet e mundshme 

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Gazetari zbulon: Neymar dëshiron të luajë tek…

Delo.autor

Leave a Comment