Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus-Chiesa, afron transferimi i madh. Dalin superdetajet dhe pengesa e fundit

Juventusi është pranë transferimit të Federico Chiesa! Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca di Marzio, shifrat për këtë operacion në fund të dritares së transferimeve pritet të jenë këto…

2 milionë euro huazim në vitin e parë, 8 milion huazim në vitin e dytë dhe 40 milion euro detyrim blerje bazuar në tre kushte:

– Chiesa duhet të luajë 60% të ndeshjeve për një minimum prej 30 minutash

– Chiesa duhet të shënojë 10 gola dhe 10 asist

– Juve duhet të përfundojë në 4 të parët

Tani mbetet në duart e lojtarit, që përpara se të shkojë te Juventusi kërkon të rinovojë te Fiorentina me rrogën që do të marrë te bardhezinjtë, pra 4 mln euro, pasi në rast se kthehet në Firence nuk dëshiron t’i ulet rroga.

Related posts

“Mbështes Serbinë në Botëror”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për deklaratën e komentatorit shqiptar

Sadik.Autor

SHKËLQEN ME FANELLËN E REAL MADRID/ “Gardiani” Coutois rigjen ritmin fantastik

Delo.autor

MBROJTËSI I BAYERN NË TELASHE/ Jerome Boateng rrezikon të dënohet me 5 vite burg, ja për çfarë akuzohet…

Delo.autor

Leave a Comment