Futboll Sport

STARTON ME MILAN- NEWCASTLE/ Champions League për herë të parë pa Ronaldon dhe Messin, pretendentët dhe kuotat e sezonit të ri

Nga sot, starton magjia e Champions League, kompeticionit më të bukur dhe më të fortë për klube. Edhe ky sezon i ri do të jetë ai i tetë grupeve, i dy skuadrave të para të secilit grup që kualifikohen më tej, ai Champions-i që njohim.

Për herë të parë pas shumë vitesh, ky kompeticion do të jetë pa Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Portugezi e kishte përshëndetur Europën më parë për të zbarkuar në Arabinë Saudite, tek Al Nassr. Pas sezonit të fundit të argjentinasit, pa trofe në Paris, edhe ai emigroi tek Inter Miami në MLS.

STARTI – Champions do të nisë me sfidën Milan-Newcastle në orën 18:45 dhe po në këtë orë do të luhet edhe Young Boys-Leipzig. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat e kuqezinjve dhe “qymyrxhinjve” në rrugëtimin e tyre:

-Milani dhe Newcastle do të “përplasen” për herë të parë në sfidë zyrtare. Fati nuk i ka vënë në provë vitet pararendëse dhe tashmë ata do të duhet të masin forcën duke nisur nga mbrëmja e sotme në tempullin e “San Siro”-s.

-Në takimet ndaj ekipeve angleze, Milani nuk i ka punët mirë. Konkretisht në 11 sfidat e fundit, ata numërojnë 8 humbje dhe vetëm 2 fitore, e fundit përkon kundër Totenhemit sezonin e shkuar në fazën e grupeve, 1-0.

-“Qymyrxhinjtë” e kanë arritur suksesin e fundit europian në Itali me Palermon, konkretisht në Kupën UEFA, sezonin 2006-2007. Para kësaj përballje, ishullorët nuk njihnin asnjë fitore në transfertën italiane, 2 humbje dhe të njëjtën kuotë barazimesh.

-20 sezone numëron Milani mbi numrin e pjesëmarrje në Champions, vetëm Juventusi mban “kurorën” brenda vendit, (23). Po ashtu vlen të theksohet se ky është sezoni i tretë radhazi që kuqezinjtë e kanë siguruar bletën radhazi.

-Faza e grupeve nuk është parë si problem për 7 herë kampionët e Ligës së Kampionëve, pasi në 14 prezencat pararendëse, Milani është eliminuar vetëm 1 rast.

-Miqtë nga Anglia regjistrojnë numrin tre të viteve si pjesëmarrës në histori, saktësisht në periudhat 1997-1998, 2002- 2003 dhe ky aktual. Interesante është se kanë kaluar 20 vjet e 184 ditë nga zbritja në fushë e Newcastle me logon e Champions-it.

-Në ciklin 2002-2003, “qymyrxhinjtë” u bënë skuadra e parë që ia doli të kualifikohet për më tej, pasi u mposht në 3 ndeshjet e para. Atalanta i imitoi në sezonin 2019-2020.

– Newcastle ka statistikat të dobëta në transfertë, ekzaktësisht 22% në takimet e tyre në Ligën e Kampionëve si udhëtues, krahas 56% si pritës në “St. James’ Park”.

-Vetëm Vinicius konkretizoi më shumë driblime se Rafael Leao në etapën e shkuar në këtë kompeticion.

-Sandro Tonali u inkuadrua në harkun e 12 ndeshjeve me Milanin ciklin 2022-2023, e përkthyer me 1.053 minuta në total, rekord për një lojtar të Milanit si në fushën e tyre, ashtu edhe udhëtues.

PRETENDENTËT – Manchester City e nis si favorit, si kampion në fuqi i kontinentit. Pep Guardiola ka qendërsulmuesin më të mirë në botë, një duelist të mundshëm për “Topin e Artë” (Messi pritet ta fitojë, gjithsesi) dhe fitues i mundshëm i lojtarit më të mirë të FIFA-s.

Duke e sfiduar atë, padyshim do të jetë Kylian Mbappé dhe PSG i revolucionarizuar me Luis Enrique në pankinë, ndërkohë që Real Madridi është qartësisht edhe ndër favoritët e mëdhenj, ndoshta në xhiron e fundit të valsit me Carlo Ancelottin në pankinë, para se italiani të bëhet trajner i Brazilit.

KLUBET SHTETI KUOTA
Manchester City England 2.00
Bayern Munich Germany 6.00
Real Madrid Spain 8.50
Arsenal England 11.00
Barcelona Spain 16.00
PSG France 18.00
Manchester United England 23.00
Newcastle England 29.00
Napoli Italy 29.00
Atlético Madrid Spain 29.00
Inter Milan Italy 29.00
AC Milan Italy 44.00
Borussia Dortmund Germany 50.00
Red Bull Leipzig Germany 50.00
Sevilla Spain 50.00
Benfica Portugal 50.00
Lazio Italy 100.00
Real Sociedad Spain 100.00
Porto Portugal 100.00
Union Berlin Germany 120.00
Feyenoord Netherlands 120.00
Lens France 120.00
Celtic Scotland 160.00
Red Bull Salzburg Austria 160.00
Marseille France 190.00
Galatasaray Turkey 190.00
Crvena Zvezda Serbia 420.00
Shakhtar Donetsk Ukraine 420.00
Rangers Scotland 420.00
PSV Netherlands 420.00
Braga Portugal 420.00
Young Boys Switzerland 420.00
Antwerp Belgium 420.00
FC Copenhagen Denmark 420.00

SKUADRAT ITALIANE – Është e pamundur të mos i konsiderosh ato. Tri gjysmëfinaliste nga katër të tilla në edicionin e kaluar të Champions-it, të gjitha janë në këtë fazë grupesh, plus Lazio që rikthehet në Europë me shumë rëndësi, sepse Juventus, për shkak të problemeve me drejtësinë sportive, mbeti jashtë garave kontinentale.

Ka grupe me favoritë të dukshëm, të tjerë që mund të rezervojnë surpriza. Napoli ka rivalë Real Madridin, Union Berlin (të Bonucci dhe Gosens) dhe Braga. Interi e fillon si favorit në grup, me Benfica si sfiduesen kryesore, duke parë se kualifikimi i Real Sociedad ose Salzburgut do të ishte vërtet surprizë.

Lazio luan kundër Atletico Madrid, Feyenoord dhe Celtic. Milani ishte i pafat kundër PSG dhe Newcastle, pastaj do të ketë përballë dy ish-kuqezinj të spikatur, Donnarumma dhe Tonalin. Nuk duhet harruar edhe Borussia Dortmund si favorite në grupin e “Djallit”.

Por do të ketë kohë për bilance, qoftë edhe për parashikime. Duke qenë se sot nisin sfidat e para të fazës në grupe, ju themi: Mirë se vini përsëri në Champions! Shijojeni edhe këtë sezon me formatin e vjetër, pasi nga sezoni i ardhshëm shtohet me 36 skuadra dhe format të ri.

Related posts

“AI ËSHTË LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Befason me këtë deklaratë Presidenti i La Ligas

Isa.Autor

MREKULLITË NDODHIN/ Talenti i Europës del nga koma pas 2.5 vitesh!

Delo.autor

SFIDA ME “DEMAT” NË CHAMPIONS/ Klubi Qarabag arrin akordin me ish-sulmuesin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment