Futboll Seria A Sport

Ka marrë shiritin e kapitenit, futbollisti kroat gati të rinovojë me Fiorentinën

Ndryshojnë planet për Milan Badelj. I shumëpërfolur për një largim të tij nga Fiorentina në fund të sezonit, futbollisti duket se ka ndryshuar mendje. Me shumë mundësi e ardhmja e mesfushorit do të vazhdojë jetë te vjollcët, pavarësisht interesimit të ekipeve të tjera.

Kroati ka marrë një rol të rëndësishëm në skuadër, pasi pas vdekjes së Astorit shiriti i kapitenit i kaloi pikërisht 29-vjeçarit. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i klubit toskan, Corvino, ka nisur nga puna për rinovimin e kontratës me futbollistin, i cili pritet ta firmosë kontratën e re pas përfundimit të Botërorit që do të zhvillohet këtë Qershor në Rusi.

Related posts

“PAS LUKAKUT E KA AI RADHËN”/ Ish-shoku i skuadrës është i sigurt për Brojën: Kërkon të bëhet si Maunt

Delo.autor

“FILLIMISHT VDEKJA E KOBE BRYANT, PASTAJ COVID-19…”/ LeBron James rrëfehet: 2020-ta një vit i çuditshëm

Delo.autor

E BUJSHME NË FRANCË/ Dy rivalë të përjetshëm Arsene Wenger dhe Mourinho në një ekip

Delo.autor

Leave a Comment