Futboll Sport

3 FUTBOLLISTËT ANGLEZ NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Festojnë duke thyer rregullat e karantinës (FOTO+VIDEO)

Tre futbollisë të njohur anglezë kanë ngjallur sërish kritika pasi u shfaqën në një festë ditëlindjeje në fundjavë.

Lojtari i Borusia Dortmundit Xhejdës Sanço dhe dy futbollistët e Çelsit Temi Abraham dhe Ben Çiluell kanë thyer rregullat e karantinës duke u grumbulluar më shumë se 6 persona në shtëpinë e sulmuesit Abraham.

Videoja u publikua në tabloidin “The Sun”. Pas kësaj, kritikat ndaj lojtarëve kanë vërshuar në masë. Pritet që Borusia Dortmundi të marrë masa të ashpra ndaj 20-vjeçarit Sanço, teksa ky i fundit nuk u aktivizua ndaj Frajburgut në fundjavë për shkak të një gripi të lehtë.

Nga ana tjetër, edhe Federata Angleze e Futbollit pritet të thotë fjalën e saj për rastin në fjalë.

1111111111111111

3333333333333333 2222222222222

Related posts

SYTË E GJITHË GLOBIT TEK NDESHJA ITALI-ANGLI/ Sonte finalja e madhe e EURO 2020 do të jetë “zjarr” i vërtetë

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kastrioti: Përsëri Latif, skuadra e Bledi Shkëmbit dyfishon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Nëse ndodh kjo, mbrojtësi Skriniar largohet nga Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment