Futboll Seria A Sport

ARSENALI E LARGOI PËR SHKAK TË KRIZËS/ Por Ozil i paguan rrogët dhe rikthen pranë skuadrës…

Mesut Ozil ka ofruar që të paguajë rrogën e maskotës së Arsenalit, që klubi e shkurtoi nga puna ditën e hënë për shkak të krizës financiare që ka shkaktuar pandemia.

“Topçinjtë” vendosën ta largojnë provizorisht Xherri Kuin, njeriun që prej 27 vitesh luan rolin e dinozaurit të famshëm Ganersaurus, së bashku me 54 punonjës të tjerë të klubit, duke shkaktuar polemika mes tifozëve, të cilët të irrituar reaguan. Ata mendojnë se nuk është rroga e atij njeriu ajo që shpëton nga kriza skuadrën, por drejtuesit le të shohin Mesut Ozilin, futbollistin më të paguar të historisë së klubit (me 350 mijë paund në javë), i cili nuk arrin as të grumbullohet në skuadrën e Artetës.

Xherri Kui, i cili ka luajtur rolin e maskotës që kur ajo është bërë zyrtare në vitin 1993, është një tifoz i vjetër i Arsenalit. Madje, ai nuk ka shkuar as në dasmën e të vëllait, sepse atë të diel Arsenali luante në shtëpi. “U trishtova shumë që Xherri apo maskota jonë e famshme dhe besnike do të shkurtohej pas 27 viteve. Unë ofroj të rimbursoj klubin e Arsenalit me rrogën e plotë për dinozaurin tonë të madh jeshil, për sa kohë do jem një lojtar i Arsenalit”, shkruante Ozil në “Twitter”.

Related posts

Manchester City futet në garë për Neymar

Sadik.Autor

MBRON “ZIKALTËRIT” DHE MILANIN/ Boban: Ky rregull i UEFA-s pengon investimet, ata që…

Delo.autor

DEBUTIM ME GOL NË “PALLATIN E ENDRRAVE”! CR7 i mjaftojnë 45 minuta

F.autor

Leave a Comment