Futboll Ligue 1 Sport

KËSHILLON YLLIN BRAZILIAN/ Marquinhos: Ja çfarë duhet të bëjë për të qëndruar në majë

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, Marquinhos, ka folur për shokun e tij të skuadrës dhe kombëtares Neymar në një intervistë të dhënë BeIN Sports, duke zbuluar edhe se cilat duhet të jenë kushtet që sulmuesit të mund të vazhdojë të jetë vendimtar për  dy formacionet.

“Neymar po kalon me të vërtetë një moment të jashtëzakonshëm të karrierës së tij. Në Champions League ka qenë një lojtar kyç për të arritur finalen dhe e ka konfirmuar formën e tij të mirë edhe në ndeshjet e para të Ligue 1 në këtë sezon”, ka thënë Marquinhos.

“Ka ruajtur të njëjtin nivel që kishte në Champions League dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por gjëja më e rëndësishme për të është që të jetë i lumtur. Në këtë mënyrë mund të rritet dhe të përmirësohet. Jam i lumtur kur e shoh kështu”.

Në lidhje me kombëtaren: “Neymar është më i motivuar kur vesh fanellën e Brazilit. Është shumë ambicioz si lojtar dhe e di se do të shënojë dhe të arrijë objektivat e tij, do të luajë gjithmonë dhe të fitojë. Është fantastike për mua ta kem shok skuadre në klub dhe kombëtare”.

Related posts

Kombëtarja e femrave nis grumbullimin për Poloninë, ja lista e Grimës

Sadik.Autor

Juventusi më në fund shënon ndaj Cagliarit, Costa autor i golit (VIDEO)

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Mposhti konkurencën e Tiranës dhe të Shkëndijes, sulmuesi Cventanovski transferohet tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment