Boks Sport Të tjera

SFIDA FERIT KETA- MITIC/ Ja data se kur do të zhvillohet dueli mes dy boksierëve

Boksieri shqiptar Ferit Keta, 12 fitore dhe asnjë humbje në ring, do të duelojë më 27 korrik ndaj serbit Slavoljub Mitic (10 fitore e 9 humbje) në peshën “cruiserweight” (pesha deri 90kg). Dueli mes dy boksierëve do të zhvillohet në Maltë dhe është sfida kryesore e eventit “Summer Showdown”.

Organizatori i këtij eventi, Demis Tonna, u shpreh se zgjedhja e Ketës nuk është e rastësishtme, pasi shqiptari është një boksier i pamposhtur në ring. Pavarësisht se ftesa për të marrë pjesë në këtë event mbërriti vonë, Keta është gati për sfidën e radhës.

“Jam gati. Jam sportist dhe në jetën e përditshme dhe luftëtar në ring. Duke dëgjuar këshillat e vëllait tim Ismail Keta do t’ia dal mbanë ta kaloj me sukses edhe këtë sfidë”, tha Ferit Keta, 30 vjeç, që njihet me nofkën “Soldier” (Ushtari).

Edhe Ismail Keta beson te Feriti: “Me shqiptarë edhe serbë kurrë nuk kam dashur të matem, por ja që kjo e fundit të zë. Unë kam besim shumë te shpirti luftarak dhe qetësia e Feritit në ring, prandaj e pranova sfidën dhe besoj se do t’i nderojmë shqiptarët të shtunën, më 27 korrik.

Telesport do të publikojë së shpejti edhe linkun e duelit për ta ndjekur atë “live-stream” në faqen tonë. Sfida parashikohet të nisë në orën 23:00 të së shtunës (27 korrik).

Related posts

PANIK NË GRUPIN E SERISË A/ Konfirmohen 3 raste pozitive me Koronavirus

Delo.autor

U SHPREH SE NUK DONTE TË LUANTE ME ASTON VILLA-N/ Sulmuesi përgënjeshtron Rangnick: I respektoj fansat (FOTO)

Delo.autor

Katër klube të mëdha duan Pulisic, Dortmund do të marrë 70 milionë euro…

Isa.Autor

Leave a Comment