Futboll Sport Të tjera

VIDHET SHTËPIA E CRISTIANO RONALDOS/ Hajduti merr gjërat më me vlerë të futbollistit

Një hajdut ka hyrë brenda shtëpisë së Cristiano Ronaldo-s në Madeira dhe i ka vjedhur disa sende personale.

Sipas gazetës së ishullit, alarmin për vjedhje e ka ngritur një i afërm i futbollistit të famshëm, sepse të mërkurën në mbremje Cristiano u paraqit në një ndeshje kundër Spanjës dhe nuk ndodhej në shtëpi.

Një bluzë Juventuesi e nënshkruar, që kushton rreth 180 paund, ka qenë një nga objektet e vjedhura nga hajduti.

Policia ka arritur ta identifikojë hajdutin përmes kamerave dhe janë shprehur se ai nuk është një emër i panjohur për ta. Megjithatë deri më tani askush nuk ka rënë në pranga për vjedhjen.

Cristiano ende nuk ka reaguar për vjedhjen e shtëpisë.

Related posts

REFUZON RINOVIMIN ME REALIN/ Ja destinacioni i Modric duke nisur nga sezonin e ardhshëm

Delo.autor

“Bomba” e ditës: Juventusi po mendon rikthimin e Pogbas

Sadik.Autor

DRAMA E RABIOT/ Pëson dy humbje të rënda brenda dy javëve

Delo.autor