Futboll Kategoria Superiore Sport

REPARTI I SULMIT ME PROBLEME/ Tirana tenton rikthimin e Ngosë. Ja prapaskenat e bisedimeve…

Tirana dhe Majkëll Ngo mund të kenë një vit të katërt martese. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime në klubin Tirana se sulmuesi ka shprehur dëshirën që të jetë sërish pjesë e bardhebluve. Në fakt, edhe klubi, duke parë shterpësinë e sulmit, ka dëshirë ta afrojë në skuadër.

Sipas informacioneve, klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë diskutuar dhe po diskutojnë me njëri-tjetrin dhe në ditët në vazhdim mund të ketë një marrëveshje mes anglezit dhe bardhebluve, që Ngoja të ishte sërish pjesë e Tiranës edhe në sezonin e ri futbollistik. Anglezi, në fakt, u largua pas finales së Kupës së Shqipërisë së humbur ndaj Teutës dhe pas një sherri brenda në skuadër.

Klubi deri më sot nuk ra dakord me lojtarin për arsye financiare. Bardheblutë i ofruan Ngosë 8500 euro rrogë, ndërsa anglezi kërkoi 10 mijë euro rrogë.

Related posts

KATAR 2022/ Brazili i falet golit të Paqueta-s, Kili triumfon ndaj Paraguajit

Delo.autor

HISTORIA SULMUESIT SHKODRAN/ Ja si Hamdi Salihi ndërtoi karrierën e tij për ta pasur zili

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Nxorri akuzat për përdhunim ndaj legjendës së NBA, pezullohet gazetarja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment