Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA NË ANKTH PËR TAMPONËT/ Ja përgjigjja për lojtarin nga Moldavia

Orë ankthi te Vllaznia, i gjithë ekipi dhe stafi teknik presin me padurim përgjigjen e autoriteteve shëndetësore, pas testeve të bërë të enjten. Deri më sot nuk ka ardhur përgjigjia e tamponëve për shumicën e lojtarëve, por “Panorama Sport” mëson se në klub janë njohur me testin që bëri moldavi Eugenio Sidorenko.

Ky i fundit, bashkë me mesfushorin Behar Ramadani kanë bërë tamponët dy ditë më parë se lojtarët e tjerë. Fillimisht erdhi përgjigjia për Ramadanin, i cili rezultoi negativ. Ndërsa sot autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se edhe Sidorenko ka rezultuar negativ. Një lajm i mirë ky deri në pritje të përgjigjes edhe për futbollistët e tjerë.

Kujtojmë që deri më tani kanë rezultuar pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, ndërsa nga stafi teknik zv.trajneri Elvis Plori.

Related posts

“Pije falas për çdo gol të Uzunit”, gjesti i veçantë vjen nga… Berati (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gareth Bale kthehet te Real Madrid, por humb numrin “e tij”

Delo.autor

Cristiano Ronaldo është kopertina e FIFA 19

Sadik.Autor

Leave a Comment