Futboll

Nga Bale te Cavani, këta janë yjet e sulmit që do të shkaktojnë një “tërmet” verën e ardhshme

Shumë sulmues, yjet e dëshiruar dhe futbollistët që vënë lëvizje qindra milionë euro mund të ndërrojnë ekip këtë verë duke shkaktuar një tërmet të vërtetë në Europë. Nga Gareth Bale te Edinson Cavani, kjo është situata ku ndodhen yjet e sulmit.

 

Gareth Bale

Uellsiani nuk po kalon sezonin e tij më të mirë me Real Madrid dhe gjërat nuk po shkojnë më mirë. Dëmtimet nuk e kanë lejuar atë të luajë rregullisht dhe, për më tepër, Zinedine Zidane e ka lënë në stol për ndeshjet e rëndësishme, siç ka ndodhur kundër Paris Saint-Germain në “Bernabeu”. Kështu, aventura e tij me madrilenët mund të jetë drejt fundit dhe klubi duket se ka vendosur ta largojë verën e ardhshme.

Karim Benzema

Pavarësisht deklaratave të Zidane në mbrojtje të tij dhe pranisë në formacionin titullar, e ardhmja e sulmuesit francez është në dyshim. Gjithsesi, cilaësitë e tij nuk janë në dyshim për Zidane. “Do ta mbroj deri në vdekje, është një nga më të mirët”, ka thënë trajneri i “Los Blancos” dhjetorin e kaluar. Megjithatë, e ardhmja e Benzema ka shumë mundësi që të jetë larg Madridit.

Antoine Griezmann

Enrique Cerezo nuk ka dëshirë të dëgjojë asnjë spekulim në lidhje me yllin e Atletico Madrid. “Do të befasohesha, nuk do ta besoja”, ka thënë ai kur është pyetur nëse sulmuesi mund të largohet. Por Barcelona është shumë e interesuar për francezin dhe Atletico i ka denoncuar ata te FIFA, duke i akuzuar katalanasit se e kanë kontaktuar lojtarit gjatë kohës që ai ka një kontratë me madrilenët. Marrëdhënia e Antoine me tifozët është normalizuar, por ai pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së ardhshme.

Robert Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Munich mund të largohet verën e ardhshme dhe Real Madrid është një nga skuadrat që interesohen për të. për më tepër, dëshira e madhe e polakut për të luajtur në “Santiago Bernabeu” ka shtyrë menaxherin e tij të ri të takohet me klubin spanjoll. Lewandowski ka një kontratë me Bayern deri më 30 qershor të 2021-it, por beson se ka ardhur koha që të ndryshojë dhe të realizojë dëshirën e tij për të luajtur me gjigantët e Spanjës.

Edinson Cavani

Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Paris Saint-Germain, por ky sezon ka qenë më ulje-ngritje për uruguaianin. Marrëdhënia e tij me Neymar ka krijuar përçarje brenda ekipit dhe nuk është përmirësuar me kalimin e kohës dhe kjo situatë e vë në dyshim qëndrimin e tij në kryeqytetin francez. Sipas “Les Parisen”, sulmuesi nuk ka ndërmend të kalojë një sezon tjetër në krah të brazilianit.

Harry Kane

Tottenham nuk ka ndërmend të bëjë asnjë negociatë për sulmuesin anglez dhe do të bëjë gjithçka është e mundur për ta mbajtur atë. por klubet e mëdha të Europës e kanë vënë në shënjestër tashmë yllin e “Spurs”.

Neymar

Braziliani duket se do të jetë përsëri protagonist i një tjetër vere të nxehtë pas asaj të përjetuar vitin e kaluar. Ai u bë lojtari më i shtrenjtë në botë pasi PSG pagoi 222 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij nga Barcelona në verën e 2017-ës. Gjithsesi, vetëm pak muaj më vonë, ai duket se është e penduar dhe zërat për një transferim të mundshëm te Real Madrid janë shtuar. Drejtuesit e “Los Blancos” presin që lojtari dhe babai i tij të forcojnë klubin francez që ta shesë brazilianin në fundin e këtij sezoni.

Sergio Aguero

Një tjetër emër i dëgjuar shpesh kur bëhet fjalor për zërat e merkaton. Në Angli është folur shpesh gjatë këtij sezoni për një marrëdhënie jo shumë të mirë mes tij dhe trajnerit Pep Guardiola. Edhe pse lojtari ka pranuar se ndihet mirë, ai nuk e përjashton mundësinë e një largimi në verë. “Më pëlqen kampionati spanjoll, por jam i lumtur në Angli”, ka thënë. “Kam një kontratë dhe do të më pëlqente të qëndroja, por kurrë nuk i dihet”. Gabriel Jesus është një kërcënim i madh për “Kun” dhe e ka bërë argjentinasin që të mendohet gjatë për të ardhmen.

Mauro Icardi

Ky është një tjetër lojtar e ardhmja e të cilit vihet shpesh në dyshim. 22 golat e realizuar në këtë sezon të Serisë A tregojnë qartë pse klubet më të rëndësishme të Europës interesohen për të. Bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Ëanda Nara, ka thënë për “Gazzetta dello Sport” se ai do të ishte i lumtur të qëndronte. “Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por Icardi-t i pëlqen projekti i familjes Zhang”, ka thënë ajo. “Ata duan që Inter të rritet dhe të kthehet një nga klubet më të mëdha të Europës. Kemi besim te rinovimi i kontratës dhe jemi të qetë. Gjithsesi, Icardi-t i pëlqejnë klubet e mëdha dhe anasjelltas”.

Michy Batshuayi

U largua nga Chelsea për të shkuar te Borussia Dortmund me formulën e huazimit dhe paraqitjet e tij në Gjermani nuk kanë kaluar pa u vënë re. Ai ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje të kampionatit dhe trajneri i belgjikës, Roberto Martinez, i ka thurur elozhe kohët e fundit. “Transferimi i tij te Dortmund ka qenë lëvizja më e mirë e merkaton së dimrit”, ka thënë Martinez. Prania e Morata dhe Giroud te Chelsea nuk lë shumë hapësira për Michy-in dhe e ardhmja e tij mbetet në dyshim.

Timo Werner

Sulmuesi i Leipzig është një nga lojtarët më me shumë potencial në botën e futbollit. Edhe pse është vetëm 22 vjeç, ai është një nga yjet e kombëtares së Gjermanisë dhe kontrata aktuale me Leipzig skadon në 2020-ën. Ka shumë skuadra që interesohen për të dhe një nga këto është Bayern Munich.

Goncalo Guedes

Një nga lojtarët më të talentuar të La Liga-s, ai është i huazuar te Valencia nga PSG dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. “Los Che” do të mundohen ta mbajnë, por çmimi i kartonit të tij është rreth 35 milionë euro.

Related posts

PA LIONEL MESSIN NË EKIP/ Çavi Hernandez regjistron rekordin më të keq të trajnerëve të fundit të Barcelonës

F.autor

MERKATO E VERËS/ Kërkohet nga Partizani, Kukësi gati t’i rrëmbejë objektivin e “Demave”…

Delo.autor

“MË MORËN PARATË DHE…”/ Probleme për futbollistin e Kukësit, i grabisin shtëpinë ndërkohë që ishte në stërvitje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment