Futboll Sport

“CR7 NUK DO TË PËRFUNDOJË SI RONALDINHO”/ Trajneri i Portugalisë vë bast: Mund të luajë deri 40 vjeç

Fernando Santos, trajneri i Kombëtares së Portugalisë, është i bindur se Kristino Ronaldo pa dyshim që mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare. Gjithsesi, nëse kjo do të ndodhë apo jo, do ta vendosë vetë kapiteni i luzitanëve, ndonëse sipas “bosit” të tij, CR7-a nuk duhet dhe nuk do të bëjë gabimin e fundit të karrierës së Ronaldinjos:

SANTOS RONALDO

“Duke parë atë çfarë bën ende Kristiano në fushën e lojës, personalisht jam i bindur se ai mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeç. Pa dyshim që ky është një mendim imi personal, duke parë fizikun e Kristianos, por edhe parametrat që ai regjistron në stërvitjet që ne kryejmë në kombëtare. Por, nëse diçka e tillë do të ndodhë apo jo, këtë do ta vendosë vetë ai. Di vitet e Ronaldos, nuk janë shumë larg, duke parë se atij po i afrojnë 36 ‘pranverat’, por nëse do një këshillë nga unë, nuk duhet të lejojë kurrë që të përfundojë si Ronaldinjo.

Madje, jam i bindur se nuk do ta pranonte as Kristiano një gjë të tillë. Nëse fiziku nuk do t’ia lejojë që të shprehet më siç po luan të paktën deri tani, nuk duhet të kërkojë me ngulm që të zgjasë karrierën e tij. Kur mendoj për vitet e fundit të karrierës së Ronaldinjos, i cili ndërronte skuadër çdo 3-4-5 muaj, shumë njerëz nisën që të ngatërronin Ronaldinjon e vërtetë nga ai i fundkarrierës. Ndërsa Ronaldo jam i bindur që nuk do ta bëjë atë gabim. Ai nuk do t’ia lejojë vetes që të ngatërrojnë imazhin e vërtetë të tij me atë çfarë mund të jetë Ronaldo 39 apo 40 vjeç, që nuk shprehet në ritme të larta”, tha trajneri i Portugalisë.

Related posts

NUK NDALET ME “GODITJET” NË MERKATO/ Tirana transferon ish-lojtarin e “Demave”…

Delo.autor

Kaloi me sukses testet mjekësore, gati zyrtarizimi i Rafinha-s

Q.Autor

Çiklizëm / Ky është shqiptari i vetëm që pedalon në “Giro d’Italia”

Sadik.Autor