Futboll Seria A Sport

SHËMBIMI KOKË MË KOKË/ Sulmuesi i Juventus në Madrid dhe Marselo në Torino, ja prapaskenat mes dy klubeve

Në aksin Torino-Madrid, vetëm 48 orë përpara mbylljes së merkatos së verës, ishte ngritur në këmbë një tratativë e rëndësishme mes Juventusit dhe Realit, por në fund ishin spanjollët që nuk pranuan të firmosnin me bardhezinjtë.

Në “menu” ishin emrat e Duglas Kostës dhe Marselos, një shkëmbim kokë më kokë mes dy futbollistëve brazilianë, të cilin Reali i Madridit e refuzoi, duke qenë se do të kishte dashur që Juventusi të fliste për një blerje apo shitje definitive dhe për të mbushur arkat.

Por, duke parë se paratë ishin të pakta dhe kohët e marrëveshjes gjithashtu shumë të shkurtra, në fund Reali nuk pranoi të presë sulmuesin dhe Juventusi e Ronaldo të përqafonin Marselon.

Related posts

KËRKOHET NGA PSG DHE MANCHESTER CITY/ Griezmann pranon vendimin e Barcelonës, por ka një kusht

Delo.autor

KUJTON MAKTHIN/ Milik: Nuk ia uroj askujt atë që kam kaluar te Napoli

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi historik francez zbritet në kategorinë e dytë për probleme financiare

Delo.autor

Leave a Comment