Futboll Sport

DUARTROKET VENDIMIN E DOUGLAS COSTA/ Legjenda braziliane: Më mirë që iku nga Juventus

Në editorialin e tij për rrjetin “Betfair”, ish-fantazisti Rivaldo duartroket zgjedhjen e Duglas Kostës për të lënë Juventusin dhe për t’u rikthyer te Bajerni i Mynihut.

“Unë kam qenë dhe jam një fans i Duglasit, por te Juventusi gjërat nuk shkuan asnjëherë mirë për atë. Kosta është një futbollist që ka nevojë për të luajtur me vazhdimësi dhe zgjedhja për t’u kthyer aty ku shprehu futbollin më të mirë të tij, ishte zgjedhja më e mirë.

Bajerni i Mynihut mendoj se do t’i japë më shumë hapësirë Duglas Kostës sesa në Torino. Dhe nëse ai gjen vazhdimësinë, jam i bindur se do të jetë një armë e fortë edhe për kombëtaren tonë braziliane. Si Kosta, për shpejtësi dhe driblime, ka pak në qarkullim”, tha Rivaldo.

Related posts

E PABESUESHME/ Mario Tokiç pranë pankinës së Partizanit

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në kryeqytet, sulmohet me thikë trajneri i Tiranës

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Firma me Barcelonën dukej çështje orësh, PSG-ja i rrëmben lojtarin “katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment