Futboll

Inter me “drita të fikura”, shpartallohet nga Genoa

Pas një sërë barazimesh, një javë më parë u duk sikur Interi u rikthye në nivelet e larta duke mposhtur Bolognan, por mbrëmja e kësaj të shtune tregoi edhe njëherë se zikaltërit janë zyrtarisht në krizë.

Teksa pritej fërshëllima që do të shënonte edhe fundin e pjesës së parë, Ranocchia shënoi në portën e tij, duke ia dhuruar golin e parë Genoas.

E teksa në pjesën e dytë pritej reagimi i Interit, pavarësisht disa rasteve sporadike, zikaltrit nuk ia dolën të gjejnë rrjetën. Por në 59-tën, një ish-interist si Goran Pandev dyfishoi shifrat për vendasit.

Kjo humbje e komplikon akoma edhe më tepër situatën e Interit për në zonën Champions, pasi ndjekëset kanë një ndeshje më pak. E vendi i katërt mund humbet që këtë të diel nëse Lazio, vetëm 2 pikë pas, do të fitojë kundër Veronës.

 

Related posts

DOMINOJNË MILAN DHE JUVENTUS/ Faqja e statistikave realizon “Top 11” të Serie A për vitin 2020

Delo.autor

RUSI 2018/ Deschamps: Zidane te Franca? Unë nuk ia jap çelësat…

Sadik.Autor

NA LA PA FRYMË/ Eva Padlock “TËRBON” ndjeksit e saj me format BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment