Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ “Plas” te Manchester United, futbollisti “shpërthen” kundër trajnerit dhe ekipit

Humbja e rëndë 1-6 javën e kaluar nga Totenhemi duket se ka nxjerrë në dritë përplasjet e brendshme në kampin e Mançester Junajtid.

PRI_167438491
Futbollisti Bruno Fernandes u ka bërtitur shokëve të skuadrës dhe trajnerit Ole Gunar Solskjaer në tunelin e “Old Traffordit” pas përfundimit të pjesës së parë. Tabloidi britanik “Mirror” shkruan se portugezi është ndjerë i pakënaqur me taktikat e trajnerit të tij ndërsa iu është drejtuar me tone të larta shokëve të ekipit që një degradim i tillë nuk duhej të ndodhte.

Për rrjedhojë, në pjesën e dytë Solskjaer e uli në stol.

“Ai ishte i tërbuar dhe një vetëtimë i përshkoi fytyrën kur hyri në tunel. Pastaj iu drejtua shokëve të skuadrës duke i kritikuar se nuk dinë të respektojnë emrin e Mançester Junajtid Fernandes bërtiste: ‘Supozohet se jemi Mançester Junajtid, kjo nuk duhej të ndodhte’. Ishte e qartë që trajneri i tij u vu në vështirësi sepse po gabonte me taktikën. Kishte dhe disa të tjerë që ngritën zërin, por zëri kryesor isht Fernandes”, shkruan “Mirror”.

Related posts

“KRENARI”/ Tuci pas sfidën së parë si titullar me Shqipërinë

F.autor

Rikthim me kujtime të mira në Izrael/ Shqipëria luan në stadiumin që kushtoi 71 mln euro

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Jo vetëm Antonio Conte, Inter-it i largohet dhe drejtuesi i lartë

Delo.autor

Leave a Comment