Futboll La Liga Sport

3 DISFATA NË 11 NDESHJE/ “Pleshti” kërkon largimin e Valverdes, ja preferenca e “jashtëtokësorit” për stolin

Levante mori një fitore të madhe 3-1 kundër Barcelonës duke vënë në dyshim vazhdimësinë e trajnerit Valverde tek blaugranat.

Kjo ishte humbja e 3 në 11 ndeshje në La Liga për katalanasit dhe duket se kjo ka vulosur fatin e Ernesto Valverdes në pankinën e Barcës.

Të njëjtin mendim ndan dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili kërkon shkarkimin e Valverdes sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas raportimit nga “Diario Gol”, argjentinasi beson se humbja ndaj një ekipi të vogël si Levante dhe fitorja me vështirësi kundër Sparta Praha-s, është e mjaftueshme për drejtuesit për ta shkarkuar spanjollin.

Madje Leo ka gati dhe emrin e zëvendësuesit për pankinën. Kapiteni i Barcës kërkon trajnerin e kombëtares së Holandës, Ronald Koeman.

Legjenda e blaugranave shikohet si një opsion i mirë dhe nga ana e Lusi Suarez apo Gererd Pique, të cilët mbështesin idetë e holandezit. Por, prova finale për trajnerin aktual do të jetë ‘El Clasico’ i 18 dhjetorit, ku do vendoset fati i Valverdes.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ FIBA publikon rregullat të cilat hyjnë në fuqi nga 1 tetori

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana: Rihapet takimi, bardheblutë ngushtojnë diferencën (VIDEO)

Isa.Autor

“ILIR DAJA MUND TË JETË TRANJER I PARTIZANIT”/ Olsi Rama: Do ulem dhe do flas me Demin për…

Delo.autor

Leave a Comment