Futboll Kategoria Superiore Sport

A DO TË FILLOJË SUPERIORJA? Mblidhen 10 presidentët, merret vendimi

Nuk u mbajt protesta e 10 tetorit para kryeministrisë, sikurse ishte paralajmëruar nga Liga Profesioniste e Futbollit. Edhe pse u tha se nuk dha leje policia, kjo tërheqje u pa si njëlloj armëpushimi mes klubeve të Superiores dhe qeverisë shqiptare. Pritej që këtë fundjavë të startonte kampionati kombëtar, por nuk do të ndodhë kështu. Mbledhja e sotme e presidentëve të dhjetë klubeve ka dalë me vendimin për ta vazhduar bojkotin.

Shumica ka kërkuar të vazhdohet në këtë rrugë, derisa të plotësohen katër kërkesat nga ekzekutivi shqiptar. Ka pasur edhe ndonjë president, që ka kërkuar të fillojë kampionati, por votat e shumicës kanë predominuar vendimin final. Kujtojmë se 10 presidentët e Superiores, pjesë e Ligës, me mbështetjen e FSHF-së, i kanë drejtuar qeverisë shqiptare të falë gjobat, të rishikojë tatim-taksat dhe Ligjin e Sponsorizimeve.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe…

Gepostet von Liga Profesioniste e Futbollit am Montag, 12. Oktober 2020

Related posts

CHAMPIONS ËSHTË FIKSIMI I TIJ I MADH/ Vidal tundohet nga Juventus: Ja arsyeja e vërtetë

Delo.autor

Mario Balotelli dëshmitar i Festivalit Antiracist në Pontida

Sadik.Autor

PROVON AVENTURË TË RE/ Jose Mourinho trajneri i ardhshëm tek…

Delo.autor

Leave a Comment