Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Pritet të largohet nga Juventus në fund të sezonit, CR7 tundohet për të kaluar tek…

Në Spanjë thonë se Kristiano Ronaldo mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi për t’u transferuar te PSG, raporton “TuttoSport”. Juventusi do të kërkojë të rinovojë skuadrën dhe CR7, sipas tyre, është i tunduar nga një eksperiencë në Paris. Skenari nuk është domosdoshmërisht i pakthyeshëm, edhe sepse sot nuk ka ende një bazë konkrete për të thënë nëse do të mund të realizohet një tjetër transferim i bujshëm apo do të mbetet vetëm një fantamerkato.

Faktorët janë të shumtë, duke qenë se do të varet shumë nga mënyra se si do të përfundojë sezoni i bardhezinjve. Ky do të jetë faktori i parë vendimtar. Pastaj do të jetë edhe ai ekonomik.

Në radhë të parë, nëse Juventusi fiton Ligën e Kampioneve këtë sezon, sulmuesi portugez mund të ndiejë nevojën për të provuar një eksperiencë që do t’i jepte stimuj të rinj pasi do të luante në kampionatin e katërt më të rëndësishëm në Europë pasi mbajti flamurin e Anglisë, Spanjës dhe Italisë.

Por a mund të flitet për sukses në Champions ende pa nisur faza e grupeve? Sigurisht që është herët dhe një pyetje që meriton gjithashtu përgjigje është se cila do të jetë situata e Juves dhe PSG-së në fund të këtij sezoni duke marrë parasysh edhe pandeminë.

Related posts

“ÇMENDURIA” E MERKATOS/ Neuer drejt kalimit në Premier League tek klubi i madh…

Delo.autor

Vermaelen: Belgjika jo e kënaqur me gjysmëfinalen, ja kujt i trembem

Isa.Autor

“UNË NUK E DI SE ÇFARË MË NDODHI”/ Barça fiton, por Griezmann shfaqet i zhgënjyer: Nuk po shënoja dot… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment