Futboll Premier League Sport

25-VJEÇARI NUK DËSHIRON TË QËNDROJË NË STOL/ Mourinho kthen sytë nga Interi, do mbrojtësin e lakmuar…

Tottenhami do të rikthejë interesin për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Sllovaku nuk po luan nën drejtimin e Antonio Contes dhe me shumë mundësi do të largohet në janar.

25-vjeçari nuk dëshiron që të qëndrojë në stol, prandaj do të mundohet që të gjejë një strehë të re. Interi nga krahu tjetër nuk e sheh si të pashitshëm, madje Conte nuk e do më në ekip për të ruajtur ekuilibrat.

Trajneri Jose Mourinho e dëshiron në skuadër, pasi e ka kërkuar dhe më herët. Ai nuk e arriti dot në verë, por duket se do të rizgjojë interesin për lojtarin në merkaton e janarit sërish.

Related posts

Capello: Ibran e bëra unë lojtari që është sot, kur erdhi nga Ajaxi…

Q.Autor

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Bylis mposht “Gjirokastritët” dhe i zhyt në krizë

Delo.autor

DËMTIMI I RËNDË/ Dhimbje dhe durim. Dalin fotot e para, MESSI shaqet i fashuar 

Isa.Autor

Leave a Comment