Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Reali dhe Manchter United nisin garën, talenti francez “çmend” dy ekipet

Manchester United dhe Real Madridi do të kenë një garë të fortë në merkaton e janarit ose të verët. Gjigantët e Spanjës dhe Anglisë kanë hedhur sytë nga Franca, aty ku luan Eduardo Camavinga.

17-vjeçari është talenti i madh i Rennes dhe shpresa e futbollit francez. Ai me shumë mundësi do të transferohet në Angli në rast se Paul Pogba vendos të largohet nga “Old Trafford”. Kampioni i botës do ekipin e Realit dhe e ka shprehur hapur diçka të tillë.

“Los Blancos” nga krahu tjetër nuk kanë ndërmend që të afrojnë 27-vjeçarin, por duan të arrijnë te futbollisti i ri. Ata duan të afrojnë një tjetër të ri premtues në skuadër në mënyrë që të sigurojnë Realin e së ardhmes.

Related posts

Messi, a do ta arrijë dhe kalojë CR7?

Q.Autor

“NIS” DERBI/ “Tirona Fanatics” marshon drejt stadiumit, elektrizohet kryeqyteti (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Te Mercedes të shqetësuar: Vitin tjetër do të kemi një rival më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment