Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Merret vendimi i rëndësishëm për “El Clasico” e parë të sezonit

“El Clasico” e parë e sezonit, Barcelona-Real Madridi, e programuar në javën e 7-të të La Liga-s, do të luhet të shtunën e 24 tetorit, në orën 16:00, në “Camp Nou”. Kjo është pikërisht dita, kur do të mbahet mocioni i besimit për drejtuesit e klubit katalanas dhe presidentin aktual, Bartomeu, gjithashtu.

Një nga datat e mundshme për të kryer votimin e mosbesimit është fundjava e 17 dhe 18 tetorit, një javë para Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të klubit. Një datë tjetër që po merret në konsideratë është fundjava vijuese, 24 tetor, në të cilën është planifikuar klasikja në “Camp Nou”.

Real Madridi, më pak pushim
Duke marrë parasysh ditët para “El Clasico”, ekipi i bardhë do të ketë një ditë më pak pushim, pasi do të përballet me Shaktar Donetsk të mërkurën e 21 tetorit, në sfidën e parë të grupeve të Champions-it. Nga ana e saj, Barcelona do të përballet me Ferencvaros një ditë më parë, të martën e 20 tetorit, në “Camp Nou”.

Precarga foto ampliada

Related posts

“KUKËSI SI NDESHJE DERBI, JEMI EKIP PËT…”/ Flet Egbo: Skuadra është gati, formacionin ma bëjnë…

Delo.autor

Pas ardhjes së Ronaldos, Higuain i vë kushte Juventusit

Isa.Autor

“MCN” shënon më shumë se krejt Real Madridi. Hija e PSG-së afrohet mbi “blaugranët”

Q.Autor

Leave a Comment