Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo del pozitiv me koronavirus. Ja SIMPTOMAT

Federata e Futbollit të Portugalisë konfirmoi se Cristiano Ronaldo është pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu federata theksoi se ai nuk do të jetë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë.

Pas testit të kryer së fundmi, CR7 ka marrë sot përgjigjen e tamponit e cila rezultoi pozitive.

Raportohet se futbollisti është i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe nuk ka simptoma, ndërsa raportohet se nga të tjerët nuk është konformuar asnjë tjetër pozitiv.

Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit është i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë, teksa para 2 ditësh luajti titullar në supersfidën ndaj Francës që përfundoi në barazim 0-0.

Related posts

TRI FINALE PËR FAZËN E PARË/ Dinamo “shkeli” sezonin e shkuar

F.autor

Çështja e Asamblesë Zgjedhore, nga KAS-i asnjë njoftim konkret

Isa.Autor

TIRANA MERR LAJMIN E KEQ PARA DERBI/ Rrezikon të mungojë në sfidën ndaj “Demave” mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment