Gossip

“TI JE FRYMËZIMI IM”/ Georgina Rodrigez publikon FOTON e parë të Ronaldos me COVID-19

Xheorxhina Rodrigez ka bërë publike foton e parë të bashkëshortit të saj Kristiano Ronaldo pasi u diagnostikua me COVID-19. Modelja argjentinase ka publikuar në profilin e saj “Instagram” një foto të kapur nga një bisedë në “video call” me yllin portugez, pas  njoftimit zyrtar nga kombëtarja e Portugalisë në lidhje me lajmin e prekjes me COVID-19.

“Ti je frymëzimi im” shkruan Xhorxhina në “Story” e saj. Në këtë foto Kristiano Ronaldo shfaqej i qeshur edhe për vetë faktin se është asimptomatik dhe nuk ka shfaqur probleme.  Vlen të theksohet fakti se ylli portugez do t’i mungojë ekipit të tij Juventusit për të paktën 10 ditët e ardhshme.

georginagio_121359792_634732017215282_2414102188558498275_n-1

Related posts

BOMBASTIKE/ Dessa Nunes, mbështetje pa kufi për Napolin nga Brazili (FOTO)

Isa.Autor

RIKTHEHET NË SKENË/ Pique ka tërbuar Barcelonën me këtë FOTO…

Delo.autor

FOTO PROVOKUESE/ Tifozja e Çelsit nuk përmbahet në rrjetet sociale

Delo.autor

Leave a Comment