Futboll Seria A Sport

“COVID-19 KA NDËRLIKUAR GJITHÇKA”/ Igli Tare: Refuzova Milan dhe ishte vendimi më i vështirë

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, kthehet të flasë për Lazion dhe sidomos ofertën e Milanit, dy sezone më parë. Këtu janë disa nga deklaratat e tij të raportuara nga lalaziosiamonoi.it: “Fëmijëria ime është e lidhur me Milanin e Sacchit. Unë kam qenë tifoz kur isha i ri, kam luajtur ndeshjen time të parë në Serie A kundër Milanit.

Oferta e Milanit erdhi dy sezone më parë nga Maldini, por marrëdhënia ime me Lazio është e jashtëzakonshme, kam qenë në Romë për shumë vite. Ishte një marrëdhënie e lindur papritur, si një dashuri që të mbyt. Sidoqoftë ishte e vështirë për mua të refuzoja Milanin”.

“Sezonin e kaluar para pandemisë ne ishim kandidatët kryesorë për të fituar kampionatin. Po kalojmë një periudhë tranzicioni, jo vetëm ne, por i gjithë futbollin evropian.

Me Covid ne i kushtojmë vëmendje të madhe organizimit të punës, përpiqemi të kemi kontakte sa më të kufizuar çdo ditë, sigurisht me botën e jashtme! Nuk është një situatë e lehtë. Ky sezon është konfirmimi i Lazios në Champions League dhe do të jetë e vështirë”, vazhdoi ai.

Related posts

“ARBITRI ELIMINOI ARGJENTINËN”/ Ja si mediat “kryqëzojnë” gjyqtarët në Kupën e Amerikës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Misteri i talentit te Milanit, tani shënon vetëm në…rrjetet sociale

Sadik.Autor

POLEMIKAT E TEKNOLOGJISË VIJOJNË/ Në Spanjë akuzojnë: VAR i dha fitoren Atletico Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment