Futboll Sport

DOLI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Ronaldo i befason të gjithë me vendimin që ka marrë

Lajmi i pozitivitetit të Cristiano Ronaldos me Covid-19 – i infektuar te kombëtarja e Portugalisë dhe i izoluar te hoteli i U-21 – shkaktoi shumë bujë botërore, duke ditur se fama e pesë herë fituesit të Topit të Artë është globale.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo është duke u kthyer në Torino: portugezi tashmë po fluturon, padyshim me një aeroplan privat, drejt Italisë! CR7 u largua nga aeroporti i Tires në 13:35 me orën lokale (14.35 me orën e Italisë) për ta sjellë sulmuesin bardhezi përsëri në Itali.

Detaj kurioz: pikërisht në përputhje me rregullat anti-koronavirus dhe luftën kundër infektimit, asi portugez arriti në avion me një ambulancë.

Sakaq, në Portugali kanë nisur polemika pasi pikërisht Ronaldo përpara se të infektohej postoi foto grupi në tryezën e përbashkët me lojtarët e tjerë të përfaqësueses lusitane.

Related posts

E KA MENDJEN VETËM TEK TOPI/ Messi “ngrin” para modeles SEKSI, videoja PO BËN NAMIN (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Gjermani-Maqedonia e Veriut. Rezultati 1-2

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Finalja mes Interit dhe Sevillas, UEFA cakton arbitrat

Delo.autor

Leave a Comment