Futboll Seria A Sport

“BOMBERI HERO” ME DOPIETË/ Piatek përmbys Atalantën dhe mban ekipin në Champions

Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-1 me përmbysje në fushën e Atalanta-s, një rival direkt në luftën për një vend në  Champions League dhe e ka arritur atë falë Krzysztof Piatek.

Polaku vazhdon të shkëlqejë në Serinë A dhe me fanellën e kuqezinjve. Ai ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para të luajtura me kuqezinjtë në kampionat dhe gjashtë në total në pesë ndeshje me “Djallin”, duke llogaritur edhe dygolëshin e realizuar kundër Napoli-t në Kupën e Italisë.

Gjithashtu, ai është ngjitur në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve të Serisë A në këtë sezon me 17 realizime, dy më pak se Cristiano Ronaldo. Piatek është bërë edhe lojtari i parë që shënon tre gola në tri ndeshjet e para si titullar me Milan-in në kampionatin italian pas Mario Balotelli-t në shkurtin e 2013-ës.

Kanë qenë vendasit që kanë shënuar të parët me Freuler (33′), por miqtë kanë reaguar në fundin e pjesës së parë me një gol spektakolar të Piatek (45+1′), i cili ka befasuar Gjimshitin që po e mbulonte dhe Berishën në portë.

Në pjesën e dytë ka ardhur shpërthimi i skuadrës së Gattuso-s, që ka shënuar dy gola të tjerë në harkun  e gjashtë minutave. Një predhë e Calhanoglu (55′) i ka dhuruar avantazhin milanezëve, ndërsa Piatek (61′) ka mbyllur takimin me një goditje të bukur me kokë.

Kështu, Milan ka arritur të mbrojë vendin e katërt dhe ka larguar Atalanta-n, që mbetet në vendin e pestë me 38 pikë, katër më pak se kuqezinjtë.

Related posts

LEGJENDA E PORTËS SË “DEMAVE”/ Derbi i hidhur i Perlat Mustës: Ja pse Tirana na mundi 7-3, fiton…

Delo.autor

PËRPLASJA E FRIKSHME ME TABELAT E REKLAMAVE/ Futbollisti i Bylisit dërgohet me ambulancë në spital (VIDEO)

Delo.autor

Arsenali dhe Liverpooli e kanë shansin e artë që ta transferojnë top-yllin gjerman

Sadik.Autor

Leave a Comment