Futboll Seria A Sport

I DEDIKON LETËR PREKËSE BABAIT TË NDARË NGA JETA PREJ COVID-19/ Totti: Më bërë një njeri të fortë dhe…

Ish-kapiteni i Romës Françesko Toti i dedikoi një letër prekëse babait të ndarë nga jeta prej koronavirusit ditën e hënë.

Ikona e futbollit italian shkruan se “10 ditët e fundit kanë qenë më të tmerrshmet e jetës së tij”. Në fund, ish-numri 10 legjendar i klubit verdhekuq i uron “udhëtim të mbarë” babait Enzo.

76-vjeçari u infektua me koronavirus, por disa vite më parë kishte pësuar një infarkt. Mjekët e kishin ndaluar të udhëtonte jashtë Romës. Enzo Toti, i cili njihej me pseudonimin “Sherifi” e mbështeti të birin gjatë gjithë jetës së tij duke e ndjekur në çdo takim.

Letra e Françesko Totit kushtuar babait të tij, Enzo

“Ç’kemi baba! Kam kaluar 10 ditët më të vështira të jetës sime, duke e ditur që je aty i vetëm në luftë me të keqen. Nuk pata mundësi të të përqafoj, flas dhe të të shtrëngoj. Tani jeta ime do të jetë ndryshe, sepse u rrita me vlera të rëndësishme. Tani dua të të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua. Më bërë një njeri të fortë dhe kurajoz. Do të doja të ta dëgjoja sërish zërin tënd…”

Related posts

CHAMPIONS/ Shanset e kualifikimit, ja si ia del Milani për kalimin në raundin e fazës me eliminim direkt…

Delo.autor

DASHURIA PËR FANELLËN/ MAVRAJ lë pas problemet dhe bën kapitenin: Këto ngjyra (FOTO)

Isa.Autor

NUK KANË FUND RISITË NË NATIONS LEAGUE/ Makina futet në fushë dhe i dorëzon topin gjyqtarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment