Gossip

RRËFIMI SURPRIZUES/ Legjenda serbe: Kam fjetur me dy super modele, por Carmen Electra ishte e “çmendur” në krevat

Ish-legjenda e Serbisë, Sasha Çurçiç, nuk ka qenë vetëm një futbollist i njohur në Premier Ligë, por edhe një “Playboy”, i njohur për marrëdhëniet me ikonat e modës.

Ish-mesfushori i Boltonit, Aston Vilës dhe Kristal Palasit ka zbuluar emrat e famshëm të vajzave me të cilat ka pasur marrëdhënie, përfshirë një raport me modelen Naomi Campbell në ditët kur ajo shkëlqente në pasarela, vitet 1990. Çurçiç tregon për gazetën serbe “Informer” sesi u njoh me modelen e lindur në Londër:

“Ajo ishte një tifoze e Kristal Palasit. Erdhi njëherë në një ndeshje dhe u takuam në dhomën VIP. Pas disa javësh kisha një festë dhe e ftova. Ajo është një grua e fortë. Mu desh të prisja një muaj. Nisëm të dalim, por ajo nuk donte që në takimin e parë. Është e shkëlqyer në shtrat, por është tmerrësisht e rrëmujshme”. 48-vjeçari tregon se ai nisi të bezdisej nga supermodelja, teksa shikonte flokët e saj në të gjithë apartamentin e tij.

“E kam neveri flokun e gjatë të grave. Kur i shikoja kudo nëpër shtëpi, zemërohesha me Naomin, e cila i linte kudo. Ishte tmerrësisht e rrëmujshme, siç ishin të gjitha modelet. Ato nuk e heqin tualetin kur shkojnë në shtrat. E pështirë. Këtyre lloj njerëzve u them që të shkojnë dhe flenë në ballkon”. Por marrëdhënia e tij me “Panterën e Zezë” nuk është e vetmja që prodhoi lajm kur ai luante në Angli.

Çurçic pretendon se ai ka pasur marrëdhënie edhe me një tjetër modele të famshme si Eva Hercigova, por dhe Karmen Elektrën, modelen e njohur të “Playboy” dhe aktoren e serialit “Baywatch”. Çurçiç, i cili luajti edhe për Madheruellin në Skoci dhe regjistroi edhe 14 ndeshje me kombëtaren e Jugosllavisë thotë: “Gjatë viteve 1990, çdo modele tjetër ishte me mua. Nuk kam paguar kurrë për të pasur një marrëdhënie. Më mirë do të vrisja veten sesa ta bëja.

Nuk kam shkuar kurrë me një prostitutë apo ndonjë yll kinemaje të mbushur me silikon. Plastika nuk është në shijet e mia. Unë jam i interesuar vetëm për vajza natyrale. Jam argëtuar me Eva Hercigovën dhe kam bërë dashuri në pishinë për orë të tëra me Karmen Elektrën. Ajo ishte më e mira në krevat dhe gruaja më e çmendur që kam takuar”.

Related posts

PANUCCI NUK PO GJEN QETËSI/ Ish-trajneri i Kombëtares ndahet nga balerina e njohur pas 3 vitesh lidhje (FOTO)

Delo.autor

DO LUAJË NË FINALEN E “SUPER BOWL”/ Ylli i NFL-së merr kërkesën e pazakontë nga… pornostarja (FOTO)

Delo.autor

U fejua në fshehtësi të plotë, Armando Sadiku flet për herë të parë për partneren

Sadik.Autor

Leave a Comment