Futboll Sport

PLAS TEK VALENCIA/ Ish-mesfushori i Inter akuzon presidentin dhe mbetet jashtë ekipit. Ja shkaku…

Kthehet në qendër të vëmendjes Geoffrey Kondogbia, ish-mesfushori edhe i Inter-it. Këtë herë jo për ndonjë magji në fushë, por për një polemikë të madhe të nisur kundrejt klubit të tij aktual, Valencia-s.

Futbollisti ka sulmuar pronarin Anil Murthy, fajtor se nuk ka respektuar disa premtime në lidhje me projektin sportiv të klubit.

Gjithçka lind nga një postim në rrjetet sociale të Kondogbia që ka shkruar në Instagram: “Pasi ke shkatërruar një projekt ambicioz, ke mashtruar trajnerin tënd dhe mua. Faleminderi Anil Murthy”.

Fjalë që i referohen situatës delikate financiare të Valencia-s, që ka qenë e detyruar të shesë disa prej lojtarëve të saj më të mira për arsye bilanci.

Jo vetëm. Sipas mediave spanjolle, ish-ylli i Inter-it kishte një marrëveshje të pashkruar me pronarin që, në rast ofertash, duhej ta linte të lirë të largohej në merkaton e kaluar, gjë që ka ndodhur pavarësisht se Kondogbia ka paraqitur disa opsione për të ardhmen e tij.

Lojtari është paraqitur rregullisht në stërvitje të premten, por duket se është lënë jashtë ekipit për ndeshjen e ardhshme si ndëshkim për postimin e bërë në Instagram.

Related posts

DËSHTIMI NË “EURO 2020″/ Holanda pa trajner, ish-futbollisti i Milanit shikohet si pasuesi i De Boer

Delo.autor

CHELSEA MERR LAJMIN E MIRË/ Rikthehet në dispozicion të trajnerit Lampard kampioni i botës…

Delo.autor

“THUMBON” ASHPËR “LOS BLANCOS”/ Kandidon për president të Barcelonës: Dua t’u shënojmë sërish 6 gola

Delo.autor

Leave a Comment