Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Mbrojtësi Hysaj mund të bashkohet në janar me lojtarin tjetër të kombëtares…

Roma i është kthyer sërish interesimit për kapitenin e Shqipërisë Marash Kumbulla. Klubi verdhekuq po ndjek prej kohësh situatën e futbollistit të Napolit, i cili nuk po merr përgjigjen pozitive nga klubi i kaltër për rinovimin e kontratës.

Sipas asaj çfarë raporton “Calciomercato”, kryeqytetasit do të tentojnë ta bindin 26-vjeçarin gjatë merkatos së janarit. Megjithatë, nëse Roma nuk ia del të sjellë Hysajn në “Olimpiko” në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë mundësia e vetme mbetet për verën e 2021-shit, kohë kur mbrojtësit të krahut kuqezi i skadon kontrata me Napolin.

Nëse do të kalojë te Roma, Hysaj do të bashkohet me lojtarin tjetër të Shqipërisë Marash Kumbullën.

Related posts

TË TRE TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Habit e fejuara e Dybala: Jam sërish pozitive, nuk e di ç’po ndodh

Delo.autor

JUVENTUSI SHFAQ INTERES PËR TË/ James Rodriguez: Mendjen e kam diku tjetër

Delo.autor

MES RIKTHIMIT DHE FIRMËS/ Ibra mbulohet nga dyshimet për të ardhmen kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment