Futboll Kategoria Superiore Sport

“KASTRIOTI ËSHTË SURPRIZA E SUPERIORES”/ Mbrojtësi Bojom: Mezi presim të nisë sezoni

Për qendërmbrojtësin Edi Bojom, sezoni i ri që pritet që të nisë së shpejti e gjen Kastriotin si një skuadër mjaft të konsoliduar, që sipas tij do të jetë surpriza e këtij sezoni. Mbrojtësi nga Kameruni, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pohoi se drejtuesit e Kastriotit kanë punuar mjaft mirë në merkato, duke bërë disa afrime me eksperiencë.

“Jemi në kulmin e përgatitjeve, pavarësisht se javë pas jave kampionati po shtyhet. Kjo shtyrje na ka shërbyer, pasi disa nga lojtarët janë afruar me vonesë dhe përshtatja e tyre donte pak kohë. Tashmë, pas një muaji shtyrje, besoj se jemi gati për startin e sezonit. Kemi një skuadër të mirë, ndërthurje interesante që na bën një ekip mjaft të konsoliduar në çdo drejtim. Kastrioti mendoj se do të jetë surpriza e Superiores këtë sezon”, tha fillimisht Bojom.

Më tej mbrojtësi flet edhe për sezonin e tij të tretë në Krujë. “Unë kam qenë dhe më herët pjesë e kësaj skuadre, normalisht jam ndjerë mirë në Krujë ndaj edhe kam rinovuar. Në të vërtetë kam pasur disa oferta të mira në merkaton e verës, por vendosa të qëndroj në Krujë, pasi këtu ndihem si në shtëpi përfundoi Bojom.

MIQËSORE ME APOLONINË – Është konfirmuar miqësorja e fundjavës dhe Kastrioti do të presë të shtunën Apoloninë. Vendi i zhvillimit të takimit ende nuk është vendosur, pasi në varësi të kohës do të vendoset edhe ku do të luhet. Stadiumi “Redi Maloku” dhe kompleksi i FSHF-së në Kamzë janë destinacionet e mundshme për këtë test.

Related posts

E kërkon Milani, lojtari nuk shkon në stërvitje dhe merr gjobë

Isa.Autor

Golden State mund Cavaliers dhe prek titullin, Kevin Durant “magjik” (FOTO)

Sadik.Autor

Jo vetëm Valter Fushaj, gjermanët dhe turqit duan Vllazninë

Q.Autor

Leave a Comment