Futboll Seria A

“Xhevahiri” i Lazios, vjen lajmi i madh për shqiptarin

Igli Tare dhe Lazio do ta vijojnë bashkëpunimin. “Tuttomercatoweb” raporton se në javët e ardhshme do të nënshkruhet edhe kontrata e re mes palvë, që me shumë mundësi do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2020.

Sipas medies italiane, rinovimi është thjesht një formalitet, por bëhet për të shmangur çdo lloj surprize. Dëshira është e të dyja palëve për ta zgjatur bashkëpunimin dhe për të regjistruar të tjera suksese.

Vlonjati, që karrierën si futbollist e nisi te Partizani, për të kaluar më pas në Gjermani dhe Itali, ka marrë vlerësime të shumta në Itali, teksa edhe sivjet është cilësuar si drejtori sportiv më i suksesshëm.

Puna e tij flet vetë, pasi janë të shumtë lojtarët e afruar te Lazio për shifra të vogla dhe më pas janë shitur disa herë më shumë, sikurse edhe ka shumë elementë që mund të transferohen në klube “big” për shifra të çmendura, sikurse është Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin PSG është gati ta blejë, madje të paguajë rreth 150 milionë euro. Luis Alberto është një tjetër zbulin, për të cilin nuk mungojnë ofertat.

Tare nisi punë si menaxher i klubit pas e mbylli karrierën si lojtar te Lazio, që fillimisht i ofroi një vend si menaxher i klubit. Aftësia e vlonjatit për të folur shumë gjuhë, si dhe fakti që e njihte klubin, e bëri atë pjesë të rëndësishme të projektit të Claudio Lotito-s.

Ish-sulmuesi i kombëtares brenda vitit mori licencën për drejtor sportiv dhe më pas mori përsipër merkaton e skuadrës italianë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në vendin fqinj në rolin e tij. Kohët e fundit madje është folur shumë edhe për një kalim të Tares tek Interi, që tanimë duhet të mendojë për të tjera zgjidhje, pasi Lazio ka gati kontratën e re për ta “blinduar”.

Related posts

VIDEO/ Interi fiton penallti ndaj Sassuolos, shihni ç’ka bërë Icardi

Q.Autor

Lampard është plot besim: Ky ekip mund ta fitojë Kupën e Botës

Isa.Autor

E BUJSHME/ PSG nuk tundohet nga shifra, refuzon 160 milion euro të Real Madrid për Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment