Futboll Seria A Sport

CROTONE-JUVENTUS/ Pirlo me 5 mungesa, Kthehet Dybala. Në listë dhe Vrioni

Juventusi do të kthehet të luajë në Serie A sonte, pas angazhimeve të ekipeve kombëtare dhe fitores në tavolinë kundër Napolit. Andrea Pirlo, megjithatë, e gjen veten pa pesë lojtarë, që potencialisht janë startues në ekipin e tij.

Kjo është lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri bardhezi: Szczesny, Chiellini, Arthur, Morata, Dybala, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Frabotta, Portanova, Vrioni, Kulusevski, Rafia, Peeters dhe Buffon.

Sikurse shihet, rikthehet Paulo Dybala, i cili mund të luajë në ndeshjet në vazhdim. Bernardeschi, gjithashtu është kthyer, i gatshëm për ndonjë zëvendësim në pjesën e dytë.

Related posts

Edhe Granit Xhaka në merkaton e verës, klubi italian do shërbimet e SHQIPTARIT

Isa.Autor

VDES FUTBOLLISTI ANGLEZ/ Pas dhunës mizore nga një grup personash, gjëndet në…

Delo.autor

DERBI ME 250 FORCA SIGURIE PRIVATE! Ja i ftuari special që do të dhurojë spektakël në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment