Futboll Premier League Sport

TRAJNERI SOLSKJAER NË FIJE TË PERIT/ Ja dy kandidatët për drejtimin e Manchester United…

Fati i Ole Gunar Solskjaerit në “Old Trafford” është në fije të perit. Sipas “The Independent”, lojtarët e Mançester Junajtidit janë shumë të zhgënjyer nga seancat bazike stërvitore të norvegjezit. Një nga futbollistët e Mançester Junajtidit, i ka pranuar privatisht një shokut të tij, se stërvitjes në “Carrington” i mungon kreativiteti dhe se trajneri Solskjaer është i pasigurt për të ardhmen e tij. Muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për fatin e teknikut në stol dhe hijet e shkarkimit të tij këto kohë vetëm janë shtuar.

Mauricio Poçetino është një nga kandidatët që përflitet se është kontaktuar nga drejtuesit e Mançesterit për t’u pyetur për disponueshmërinë e tij në rast të një oferte në të ardhmen. Menaxheri argjentinas është i papunë që prej shkarkimit nga stoli i Totenhemit në nëntor 2019. Ndërkohë që në skenë është rikthyer edhe emri i Masimiliano Alegrit, i cili në të shkuarën ka refuzuar marrjen e drejtimit të një klubi gjatë sezonit.

Por, sipas “The Express”, ish-trajneri i Juventusit e ka parakaluar Poçetinon dhe sot është kandidatura e preferuar e drejtuesve të Junajtidit në rast rokade në stol. Me rinisjen e Ligës së Kampioneve, “Djajtë” i presin transferta të vështira me PSG-në dhe me Bashakshehirin, ndërkohë që do të presin Lajpcigun. Në Premier Ligë, vijnë shpejtë ndeshjet kundër Çelsit dhe Arsenalit, përpara duelit me surprizën e këtij sezoni, Evertonin në “Goodison Park”.

Related posts

E BUJSHME/ Chelsea ka Thomas Strakoshën si objektiv primar për portën

Delo.autor

Heynckes vendos rekord në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Q.Autor

TRAGJIKE/ Doli për sport dhe stërvitje, gjendet i vdekur futbollisti 26-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment