Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Versttapen: Xhiro e fundit ishte një makth, më zuri ngërçi në këmbë kur i jepja makinës

Max Verstappen, i saposhpallur kampion bote në Formula 1, pas garës dramatike në Abu Dhabi, ka rrëfyer se në xhiron e fundit ka qenë shumë i tensionuar në njëvendëshen e tij Red Bull. Në atë xhiro ai arriti të parakalojë rivalin e tij për titull, Lewis Hamilton. Edhe pse për fansat mund të jetë dukur një parakalim i lehtë, me Verstappen që kishte gomat e buta, për 24-vjeçarin ajo xhiro ka qenë një makth i vërtetë.

“Në atë garë besova deri në fund te fitorja, se ndonjë episod do të më ndihmonte dhe ashtu ndodhi. E dija që në atë xhiro të fundit kisha vetëm një shans dhe ia dola mbanë. Në atë xhiro kam qenë i ngurtë në makinë, pasi më kishte kapur ngërçi në këmbë. Shtypja gazin dhe shtrëngoja fort dhëmbët nga dhimbja. I thoja vetes vazhdo, mos u tërhiq, pasi dhimbja ishte vërtet e padurueshme”, tha Verstappen.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Gjermania ndërpret aktivitetin, por nuk prek… Bundesliga!

Delo.autor

E BUJSHME/ Një milion euro për të diskredituar Messin, Pep dhe Piqué? Ja si shpërtheu kaosi te Barça

Delo.autor

KËSHILLON TRAJNERIN GUARDIOLA/ Ish-mbrojtësi Richards: Ja lojtari që duhet të marrë për të fituar Premier League

Delo.autor

Leave a Comment