Futboll Premier League Sport

I SHKAKTOI DËMTIM TË RËNDË VAN DIJK/ Federata Angleze jep verdiktin për portierin e Everton, ja dënimi që merr…

Portieri i Evertonit dhe Anglisë Xhordan Pikford i ka shpëtuar dënimit nga Federata Angleze për dëmtimin e rëndë që i shkaktoi mbrojtësit të Liverpulit Virxhil Vaj Dajk në takimin e fundit të Premier Ligës 2-2.

Komisioni disiplinor pasi vlerësoi pamjet e VAR-it gjykoi se holandezi Van Dajk ishte në pozicion jashtë loje gjatë aksionit të ndeshjes dhe për këtë arsye Pikford nuk ka arsye të dënohej me karton të kuq.

Futbollisti i kampionëve të Anglisë do t’i nënshtrohet operacionit në gjurin e djathtë pasi ka dëmtuar ligamentin dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë. Ndërhyrja e ashpër e portierit anglez Pikford ngjalli irritime te tifozët, të cilët këmbëngulën që gardiani i Evertonit të penalizohej rëndë për ndërhyrjën e shkaktuar.

Related posts

PAS ALARMIT TË ALLEGRIT NË MBROJTJE/ Ish-lojtari i “Djajve të Kuq” është gati të rikthehet tek Juventusi

Delo.autor

NUK AKTIVIZOI RAKITIC KUNDËR INTER/ Partnerja e mesfushorit “thumbon” Valverden: Askush nuk mund të të ndryshojë… (FOTO)

Delo.autor

I magjishëm Cristiano Ronaldo, PSG shokohet nga Reali

Q.Autor

Leave a Comment