Futboll Seria A Sport

“AI ËSHTË I PASHTERSHËM”/ Ish-trajneri i Milan: Ibra bën diferencë më shumë se Ronaldo

Ish-trajneri i Milanit, Juves dhe Interit, Alberto Zaccheroni, ka folur në lidhje me Zlatan Ibrahimovicin dhe Cristiano Ronaldon. Ai mendon se suedezi bën më shumë diferencë se portugezi.

“Kam stërvitur kampionë të mëdhenj në karrierën time si Bierhoff, Weah, apo Adrianon, por meraku im i vetëm është që nuk kam stërvitur Zlatan Ibrahimovicin.

“Ai është i pashtershëm, ende nuk e kuptoj se si nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë. Në Itali, ai ka bërë më shumë diferencë se Ronaldo. Nuk është rastësi që shumë të rinj janë rritur sapo erdhi ai te Milani. Ai jo vetëm që shënon, por i transmeton besim shokëve të ekipit dhe mban skuadrën në shpatulla në momente të vështira”, – tha ai.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Griezmann nuk mjafton, Bosnja dhe Franca ndajnë pikët në Strasburg

Delo.autor

E pabesueshme! Derbi Milan-Inter rrezikon të mos rikuperohet (DETAJET)

Q.Autor

Suedia e la jashtë Botërorit/ Ibrahimoviç tjetër dygolësh SPEKTAKOLAR me Galaxy (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment