Futboll Kategoria Superiore Sport

E ÇUDITSHME/ Vetëm 2 kroatë në Superiore, tregu i Maqedonisë për rekord

Plot 24 futbollistë në kampionatin shqiptar kanë pasaportë të Maqedonisë së Veriut. 14 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa 10 maqedonas.

Ky sezon kulmoi edhe më shumë, pasi nga vendi fqinj erdhën më shumë se kurrë futbollistë. Rekordin e mbajnë Dinamo dhe Egnatia, që kanë nga pesë lojtarë. Gjithsesi, tani është fakt se në të gjitha ekipet e Superiores ka futbollistë nga vendi fqinj. Ndërsa ata që janë shqiptarë të Maqedonisë janë protagonistë absolutë të kampionatit si Taulant Seferi, Enur Totre, Agim Ibraimi, Besir Demiri, Edis Maliqi, Mevlan Adili, Egzon Belica, Demir Imeri, Besar Iseni, Ilirid Ademi dhe portieri që aktivizohet prej dy sezonesh te Skënderbeu, Bekim Rexhepi.

Edi Basha i Kukësit dhe Ante Aralica i Vllaznisë. Këta janë dy kroatët e vetëm të futbollit elitar në Shqipëri gjatë këtij sezoni. Mund të duket e çuditshme, por tregu që ka dominuar në dekadën e fundit me lojtarë klubet e Superiores, befas është zhdukur nga harta.

Tendenca e drejtuesve të klubeve gjatë këtij sezoni ka qenë të afrojnë lojtarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke lënë disi mënjanë tregun kroat dhe atë boshnjak. Edhe nga ky vend ka vetëm dy lojtarë në Superiore, madje që të dy janë pjesë e Vllaznisë (mesfushorët Heriç dhe Mustedanagiç). Për kroatët Basha dhe Aralica ky është sezoni i parë në Shqipëri dhe deri më tani kanë arritur të lënë gjurmë si golashënues.

Related posts

E BUJSHME/ As POGBA dhe as MARCELO: JUVENTUSI bën gati planin 160 milionë euro

Isa.Autor

Seriali vizatimor “The Simpsons” ka parashikuar ekipet finaliste në Botëror, ja cilat janë ato

Isa.Autor

Vjen reagimi i çuditshëm i Vidalit pas shortit Bayern Munich – Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment