Futboll La Liga Sport

SHPËRTHEN LOPETEGUI: Po na MASAKRONI, kemi të njëjtat pikë si kryesuesit e Ligës

Reali është në krizë, por rezultatet e jav ëve të fundit nuk e kanë trembur aspak trajnerin Hulen Lopetegui. Në prag të ndeshjes me Alaveshin në transfertë (sot ora 18:30), numri një i madrilenëve thotë se nuk ka presion dhe frikë nga një shkarkim i mundshëm. Ai kërkon më shumë respekt për ekipin e tij, teksa krenohet me faktin që ka pikë të barabarta me vendin e parë. Ai është i bindur që skuadra do të kthehet shumë shpejt te rezultatet pozitive, pavarësisht mungesave të shumta.

Frika- “Nuk trembem për vendin tim. Trajneri e ka mendjen gjithmonë te ndeshja e ardhshme dhe jo tek ajo që mund të ndodhë. Gjithçka kalon me qetësi dhe natyralitet. Do të punojmë për të marrë rezultatet dhe s’kam frikë nga shkarkimi”.

Pak respekt- “Është një formë e të parit të kritikave që i bëhen Realit. Kërkoj më shumë respekt ndaj skuadrës dhe lojtarëve. Në fakt janë korrekte deri diku sepse nuk kemi pasur rezultate pozitive, por ne kemi kuotë pikësh po aq sa ekipi i vendit të parë në kampionat. Tani vëmendja vetëm tek Alaveshi për të marrë tri pikët”.

Pa mbrojtje- “Kjo është situata dhe duhet të marrim rezultatin nga lojtarët që kemi. Është e vërtetë që Dani Karvahal dhe Marselo nuk janë, por kam besim të plotë te të gjithë që do të zbresin në fushë”.

Bejli- “Garet është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. U largua nga derbi për shkak të problemeve fizike, të cilat mund të kishin qenë më shumë. Por, tani është përgatitur dhe gati për të luajtur”.

Finale- “Të gjitha ndeshjet për ne janë të tilla. Përballemi me kundërshtarët si të ishte një finale. Por, këtë herë akoma më shumë për shkak të momentit negativ që po kalojmë”.

Trajneri- “Brenda mendjes së një trajneri sigurisht që mendohet gjithçka. Edhe gabimet dhe e ardhmja, por tani të fitojmë ndeshjen e ardhshme”.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEICESTER/ Ja trajneri që do të shkruajë historinë Premier League (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bayern Munich afron pasesin e Nouer me parametra zero… (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Ceremonia e hapjes e “Paris 2024” në lumin Sena dhe jo në stadium

Delo.autor

Leave a Comment