Futboll Sport

CHAMPIONS/ Manchester United mposht me përmbysje PSG, Leipzig bën detyrën

Manchester United ka mposhtur me rezultatin 2-1 PSG në transfertë. Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer vuajti, por doli me 3 pikë në një fushë që nuk e priste. Finalistët e vjetshëm u privuan nga mungesat e shumta.

Ndeshja dhuroi shumë emocione, pasi pati gola dhe raste të diskutueshme. Sfida u hap në minutën e 23′ me golin e Bruno Fernandesit. Mesfushori ktheu në gol një penallti të shkaktuar nga Diallo. Goditja e tij e parë u ndal nga Navas, por portieri kishte dalë nga vija fatale. Gjyqtari e ripërsëriti dhe portugezi nuk gaboi për 0-1.

Vendasit barazuan pas një gabimi të Martial. Neymar krosoi drejt zonës nga një goditje këndi dhe sulmuesi i United e çoi topin në rrjetën e tij për 1-1. Ndeshja mendohej se do të mbyllej në barazim, por në minutën e 87′ ishte Marcus Rashford që çoi topin në rrjetë për 2-1. Ai mposhti Navasin dhe i dha ekipit të tij 3 pikë.

Leipzigu fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Instanbul Basaksehir në Gjermani. Vendasit realizuan dy gola me Angelinon në pjesën e parë dhe kaq mjaftoi për të rrëmbyer pikët. Ish-futbollisti i Manchester City-t bëri gjithçka mirë dhe nderoi ekipin e tij.

Related posts

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Ja krahasimi i renditjes së sezonit të kaluar me këtë aktual pas javës së 10-të…

Delo.autor

I DHA FITOREN SKËNDERBEUT/ Muzaka: Ka 36 javë dhe luftojnë 10 ekipe, por në fund fiton…

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ PEREZ SULMOHET nga tifozët: Më ngjyrosin VARRIN E GRUAS, ZIDANE na…

Isa.Autor

Leave a Comment