Futboll Sport Të tjera

HAMILTON BËN MEKANIKUN/ Piloti i F1 rregullon vetë gomën e çarë në rrugë (FOTO)

Të gjithëve u ndodh t’i çahet goma në rrugë dhe të harxhojmë jo pak kohë për ta rregulluar atë. Kjo gjë i ka ndodhur edhe një piloti të Formula 1, kampionit të botës Lewis Hamilton, që është mësuar shpesh me të tilla gjëra në pistat e Formula 1.

Në të tilla raste ai ka një “armatë” të tërë që merret me këtë problem në garë, por tjetër gjë është kur ndodh në një rrugë, në mes të natës. Përmes një postimi në “Twitter”, piloti britanik ka treguar se ka patur një problem të tillë.

Ai ka postuar dy foto, ku duket me një çelës në dorë, kapuç në kokë dhe maskë në fytyrë, duke ndërruar rrotën e makinës së tij Mercedes EQC në një pikë karburanti. Sipas pilotit, ky ndërrim i gomës ka ndodhur në 1 minutë.

Duket që ai ka mësuar diçka nga mekanikët në lidhje me ndërrimin e gomave, duke qenë i shpejtë.

Related posts

Djokovic rikthehet me fitore, shkëlqen në turneun e Montekarlos

Sadik.Autor

DISFATA NDAJ ATALATA-S/ Presidenti De Laurentiis nuk duron dot. Ja çfarë ka bërë pas ndeshjes….

Delo.autor

Fenerbahce një hap larg gjysmëfinaleve, Olympiacos hakmerret ndaj Zalgiris

Sadik.Autor

Leave a Comment